Genta Ismaili
Së shpejti mendon të nxjerrë një album të ri në treg. Flitet se do të bëjë jehonë.
Gjithsesi planet e saj janë nga më të ndryshmet. I fundit është një ftesë nga producentët e MTV-së. Ka filluar ta realizojë në anglisht, ndërsa puna për albumin pothuajse është drejt përfundimit. Genta Ismaili, këngëtarja kosovare e njohur në Shqipëri edhe si fituesja e edicionit të fundit të "Kënga Magjike", së bashku me shokun e saj, Milotin, tregojnë projektet e reja rreth muzikës dhe dashurisë.
Eshtë mësuar se së shpejti do të dalë një album i ri me të cilin pritet të keni sukses. Sa e vërtetë është kjo dhe cili është albumi juaj?
Genta: Nuk kam deklaruar se do të bëjë bum e as nuk kam thënë se do ta "bombardoj" tregun muzikor. Ajo që dua të them është se kam punuar shumë për këtë album. Nëse do ta pëlqejnë, kjo për mua do të jetë një gjë e mirë, por nëse nuk e pëlqejnë atëherë kjo gjë është me rëndësi për mua. Eshtë një përmbledhje muzikore e disa këngëve të mia, disa të reja dhe një pjesë tjetër e publikuar më parë në televizione të ndryshme. Për këtë album, të cilin akoma nuk e kam titulluar, kam punuar me shumë kompozitorë të mirë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilët i falënderoj përzemërsisht.
Gjithashtu flitet se synimi juaj është të shkoni në MTV?
Genta: Në fakt është diçka rreth kësaj teme. E adhuroj të jem pjesë e saj.
Miloti: Disa producentë amerikanë kanë mësuar rreth emrit të saj dhe cilësisë që ka si këngëtare dhe i kanë ofruar diçka për një bashkëpunim për të cilin ne kemi rënë dakord. Një eksperiencë e re.
Genta: Eshtë një nga këngët e mia, e cila është kënduar në anglisht, i përket albumit të ri. Ta provoj njëherë pastaj të shohim për të ardhmen.
Kur mund të dalë albumi?
Së shpejti, sapo të përfundojmë edhe disa gjëra të vogla që na kanë mbetur.
Zakonisht për njerëzit publikë ka thashetheme. Cilat janë thashethemet e fundit që keni dëgjuar për ju dhe sa të rëndësishme janë për ju ato?
Të fundit.... Thashethemet e fundit që kam dëgjuar janë Miloti e Genta ishin ndarë, pasi ishin fejuar dhe ishin martuar. Këto janë të fundit. Por për mua nuk kanë shumë rëndësi. Nëse ne të dy jemi mirë, atëherë kjo ka pak problem.
Në të vërtetë si është lidhja juaj?
Genta: Me Milotin jetojmë bashkë, kemi gati një vit e gjysmë.
Miloti: Të dy duheshim dhe meqë unë kisha shtëpi në Prishtinë e Genta nuk banonte aty me familjen, atëherë pse të mos të jetonim bashkë. Këtë gjë e dinë edhe familjet tona.
Genta: Familja e Milotit më do shumë, por edhe unë i dua, gjithashtu të njëjtën gjë do të thosha edhe për familjen time ndaj Milotit.
Keni menduar për martesë?
Genta: Për martesë mendojmë gjithmonë, por fillimisht jemi përqendruar te puna dhe pasi t'i përfundojmë të gjitha punët që kemi nisur, atëherë do të realizojmë edhe martesën.
Miloti: Ky është mendimi i Gentës, sepse për këtë punë flasin burrat. Për sa i përket martesës, Gentën nuk e kam kuptuar asnjëherë, pasi ndonjë ditë do t'i ulem në gjunjë dhe do t'i vë unazën, atëherë do të vendosim.
Marrë nga Albanur
Çmimi
Pak kohë më parë ka rrëmbyer trofeun magjik. Me një këngë të kompozuar nga Adrian Hila, të titulluar "S'dua tjetër", Genta Ismaili ka fituar çmimin e parë të festivalit "Kënga Magjike". Ajo ka marrë 292 vota nga kolegët e saj.
Këngët
Genta Ismaili në Shqipëri njihet si "bomba" e muzikës. Të gjithë e duan dhe e lakmojnë, ndërsa këngët e saj të gjithë i dinë. Disa prej tyre shfaqen në ekranet shqiptare si "Dridhem", "Nuk dua tjetër", "Sonte", "Kthehu", e shumë të tjera. age
|