ThiS Web-Sita Work : Mr.DaDDy (LUMI)
   
  Mr.DaDDyY
  Historia E futbollit
 

 
=>   Own free website with 1 GB free space?   <=
 

Përhapja e futbollit jashtë kufijve të Britanisë së Madhe, si pasojë e influencës angleze në botë, filloi ngadalë por shumë shpejt fitoi ritëm dhe u përhap me shpejtësi të madhe në të gjitha anët e botës. Shtetet e tjera që krijuan Federata futbolli pas Holandes dhe Danimarkës në 1889, ishin Zelanda e Re (1891), Argjentina (1893), Kili (1895), Zvicra, Belgjika (1895), Italia (1898), Gjermania, Uruguai  

(1900), Hungaria (1901) dhe Finlanda (1907). Kur FIFA u krijua në Paris, në maj të vitit1904, kishte vetëm shtatë vende themeluese: Francë, Belgjikë, Danimarkë, Holandë, Spanjë (e prezantuar nga Madrid FC), Suedi dhe Zvicër. Federata Gjermane e Futbollit shprehu dëshirën e saj për t’u futur në FIFA në të njëjtën ditë.


Historia e futbollit shtrihet në një hark kohor prej 100 vjetësh. Gjithçka filloi në vitin 1863 në Angli, ku Ragby Futboll dhe Federata e Futbollit morën drejtime të ndryshme nga njëra - tjetra dhe Federata e parë e futbollit u krijua me emrin Federata e Futbollit të Anglisë. Të dyja këto lloje të futbollit (ragby dhe futboll) kanë të njëjtat rrënje dhe që të dyja janë degëzuar në mënyra të ndryshme gjatë periudhave të ndryshme kohore. Historia e tyre e hershme tregon për të paktën gjashtë lojra të ndryshme, me të cilat historia e zhvillimit të futbollit është e lidhur dhe nëpërmjet të cilave është arritur të ndërtohet kjo histori. Luajtja e topit me këmbë ka ekzistuar prej mijëra vjetësh dhe nuk ka asnjë arsye të besohet  se kjo lloj të luajturi është rrjedhojë “natyrore” e të luajturit të topit me dore.

Forma më e hershme e lojës së futbollit, për të cilën ka evidencë shkencore, ishte një ushtrim i kësaj aftësie në shekullin e dytë dhe të tretë para Krishtit, në Kinë. Një libër instruksionesh ushtarake prej kohës së Dinastisë Han, përfshin ndërmjet ushtrimeve të edukimit fizik edhe ushtrimin “Tsu’Chu”. Ky ushtrim konsiston në gjuajtjen e një topi lëkure të mbushur me pupla dhe qime brenda një të çare 30 – 40 cm në gjerësi, në një rrjetë të vogël të lidhur në shkopa bambuje. Ky ushtrim sigurisht kërkonte aftësi të madhe për ta kryer.

Një formë tjetër e futbollit, gjithashtu e ardhur nga Lindja e largët, ishte Kemari japonez, me origjinë 500 deri në 600 vjet më vonë dhe që akoma luhet në ditët e sotme. Ky është një lloj futbolli që luhet në rreth, më pak spektakolar, por me një eksperiencë më dinjitoze dhe ceremoniale. 
Kjo lojë nuk ishte kompetitive dhe lojtarët nuk luftonin për topin fare, ndryshe nga loja kineze. Lojtarët duhej t’i pasonin topin njëri-tjetrit në një fushë të vogël, pa e lënë topin të bjerë në tokë.
By DeSing:mr.daddy

Name: 
Message: 
 

 
  Today, there have been 36 visitors (48 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free